Video: Vjedhja brenda argjendarisë në Prishtinë

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia për një vjedhje e cila ka ndodhur brenda një argjendarie në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 23:00, nga njësitet policore të stacionit Qendra, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që është raportuar me datën 19.03.2019.

“Rasti ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka arrit që nga aty të marr një sasi të stolive të arit në vlerë rreth 10 mijë euro dhe të largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimit e policisë.

Policia ka njoftuar se nga veprimet operative, ato të kërkimi si dhe të hetimit me qëllim të arrestim të personit të dyshuar, është arritur të arrestohet i dyshuari L. B, 31 vjeçar.

Të njëjtit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të stolive të arit ( dyshohet e vjedhur), si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së tij me raste të tjera, të natyrës së njëjtë.

I dyshuari pas intervistimit nga ana e policisë, me rekomandim të prokurorit është dërgua në mbajtje.

KALLXO.com ka siguruar video nga momenti kur i dyshuari kryen vjedhjen e arit në argjendari në Prishtinë.