Tentim-grabitje në një argjendari në Prizren, plagosen dy persona

Një tentim-grabitje ka ndodhur sot në një argjendari në Prizren.

Në këtë incident dy persona janë të lënduar nga tre të dyshuarit, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi  i Policisë së Kosovës për rajonin  e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe dy persona janë të lënduar më armë zjarri nga personat që kanë tentuar ta grabisin argjendarinë”, tha ai.

Sipas tij, personat e lënduar dyshohet se janë pronarët e argjendarisë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ata janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre është stabile sipas mjekëve. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është duke gjurmuar dhe duke i ndjekur ata”, tha ai më tej.