Vjedhje e rëndë brenda argjendarisë në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur brenda një lokali të argjendarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se pronari i lokalit ka njoftuar se gjatë natës, persona të panjohur, me përdorim të forcës kishin depërtuar brenda argjendarisë së tij dhe me forcë kishin hapur kasafortën, nga e cila kishin vjedhur stoli të ndryshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke hetuar rastin.