Arrestohet personi i katërt në rastin e grabitjes së argjendarisë në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt nën dyshimin për tentim-grabitje në një argjendari në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona.

Personi i arrestuar është 24-vjeçari A.A., i cili sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar me dyshimin për veprën penale grabitje në tentativë me datë 15 nëntor 2021 në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.

Më 15 nëntor, në një argjendari në Prizren, disa persona të armatosur me kallashikovë kanë tentuar të grabisin një argjendari.

Gjatë tentim-grabitjes kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.