VIDEO: Ferizaj, droga në shkallë, dështon transporti për Zvicër

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin i cili solli detajet se si transportohet droga nga Kosova për në vendet e Bashkimin Evropian.

Ky emision zbardh detajet e zbulimit të kësaj substance nga Policia dhe Prokuroria në Ferizaj.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka rrëfyer para kamerave të emisionit aksionin e zhvilluar.

“Sapo kemi marrë një informacion se një depo të përpunimin të drurit është dërguar një ngarkesë ku dyshohet se ka substancë narkotike e llojit marihuanë e cila është e dedikuar për transport në shtetin e Zvicrës”, tha Jashari përderisa ishte duke shkuar ne vendin e ngjarjes ku policia me urdhër te tij kishte ndaluar substancën narkotike.

“Jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes ku do ta bëjmë verifikimin dhe kontrollimin e atyre ngarkesave. Janë 9 shkelës të shkallëve që dyshohet se janë të mbushura me substanca narkotike”, theksoi Jashari.

Deklaratat e Kryeprokurorit Jashari dhe pamjet nga aksioni mund ta ndiqni ne linkun e mëposhtëm: