Forcat RENEA - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

VIDEO: Arrestohet pasi shëtitej me revole ‘TT’ në brez

Dy persona janë arrestuar nga Policia shqiptare pasi ata ishin vërejtur duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.

Me këtë rast, në dy operacione të ndara, në Vlorë e Fier, janë kapur në flagrancë dy persona, me ç’rast janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Gjatë operacionit të koduar “FAST”, është arrestuar shtetasi I.B., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili qarkullonte me armë zjarri – pistoletë në qytet.

Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me precedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë.

Ndërsa nga Policia e Fierit arrestohet shtetasi B.B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “8 Shkurti” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri – pistoletë me fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë dhe Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.