VIDEO – Albin Kurti kujton Zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Sot janë bërë 20 vjet që nga hapja e Zyrës së UÇK-së në Prishtinë.

Për nder të kësaj dite, Vetëvendosje organizoi tribune ku kryetari i kësaj Lëvizjeje, Albin Kurti, foli për funksionimin e kësaj zyre dhe për bashkëpunimin me veprimtarin tashmë të ndjerë, Adem Demaçi.

Kurti tha se figura e Adem Demaçit është e papërsëritshme në historinë e Kosovës.