Pamje nga Peja
Vëzhguesit Kryejnë Punë Komisionerësh në Pejë
22.10.2017 - 13:57
Në Shkollën “8 Marsi” të Pejës ku është i vendosur vendvotimi 1704X/03R për shkka të mosparaqitjes së një komisioneri të Lëvizjes vetëvendosje, vëzhguesit e partive po e kryejnë punën e tij.
Kohë pas kohe në këtë vendvotim vëzhguesit e subjekteve politike po i zëvendësojnë komisionarët, duke u dhenë votuesve fletat e votimit.
Vëzhguesit po rrinë edhe te kutia e votimit dhe po i hapin ato kur dikush po e vendos votën, edhe pse kjo punë është e komisionerëve.
Në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme aty ku përshkruhet detyrat dhe përgjegjësitë e vëzhguesve thuhet se ata nuk ndërhyjnë në mbajtjen e zgjedhjeve dhe respektojnë fshehtësinë e votimit.