Vetura lë pa ndjenja një kalimtare në Han të Elezit

Një kalimtare është goditur nga një veturë në lëvizje në Han të Elezit. Sipas dëshmitarëve të rastit, kalimtarja është goditur nga një veturë dhe e njëjta ka pësuar lëndime. Sipas dëshmitarëve kalimtarja nga goditja e veturës ka mbetur pa ndjenja dhe menjëherë është dërguar në QKUK.

Ndërsa vozitësi i veturës është shoqëruar nga policia për në stacion policor.