Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje: Z-Mobile do të ndalohet me ligj

Në kohën kur Telekomit të Kosovës i ka mbetur edhe pak kohë për të paguar borxhin prej 25 milionë euro ndaj “Z-Mobile”, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvedosje, Glauk Konjufca, njoftoi për dy nisma emergjente “për ta ndalur krimin që ka gjunjëzuar gjyqësorin, prokurorinë dhe qeverinë”.

E para ka të bëjë me thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend, dhe e dyta ka të bëjë me një nismë ligjore, së cilës nëse ia ngushtojmë kuptimin siç tha Konjufca në konferencë për media, i bie që t’i ndalohet veprimtaria kompanisë Z-Mobile. 

Deri te keto nisma, sipas Konjufcës ka ardhur për shkak se “kompania private “Devolli” e ka kapur qeverinë, dhe bashkë me të po qëndron mbi Kuvendin e Kosovës dhe mbi institucionet e drejtësisë në vend”.  

“Kontrata me Z-Mobile është produkt i krimit të organizuar dhe implikimet prej saj për Telekomin nuk duhet të njihen si obligime për Tekomin. Të gjitha pjesëtarët dhe mbështetësit e kësaj kontrate nga të gjitha qeveritë duhet të nxirren para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Prej 12 korrikut të vitit 2018, në Kuvendin e Kosovës është në fuqi një rezolutë e cila është votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 

Ajo rezolutë në pikën e 7-të të saj thotë: “Qeveria e Kosovës si aksionari kryesor duhet të tërhiqet nga marrëveshja abuzive e ish-drejtorit të Telekomit me kompaninë Z-Mobile”.  

Kjo rezolutë sipas Konjufcës është shpërfillur që disa muaj nga qeveria e Kosovës dhe nuk po zbatohet. 

Arsyeja se përse kjo rezolutë nuk po zbatohet sipas tij ka të bëjë me faktin se Qeveria është plotësisht e gatshme që përmes ministrit Valdrin Lluka t’ia vazhdojë kompanisë “Z-Mobile” kontratën me Telekomin e Kosovës. 

“Kjo nuk po zbatohet ngase këta janë të gatshëm që edhe për 10 vite të tjera ta zgjasin kontratën me atë kompani. Dhe kërcënimi i kompanisë “Devolli” po bëhet pikërisht me këtë qëllim, pra si shantazh ndaj qeverisë së Kosovës për vazhdimin e kontratës edhe për 10 vite të tjera. Mos të harrojmë se rezoluta që është momentalisht në fuqi, pika e saj 12 thotë kështu: Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Prokurorinë e Kosovës që të vendosë në prioritet hetimin e kontratës me Dardafon (më tej Z-mobile)”, tha Konjufca. 

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se besojnë që “krejt kjo çfarë ka i ndodhur Kosovës ka të bëjë me krim të organizuar mes kompanisë “Devolli” dhe Bordit të Telekomit të Kosovës”. 

“Bordi është udhëhequr nga Rexhë Gjonbalaj – njërit prej drejtuesve kryesor të PDK-së në qytetin e Pejës. Dhe mënyra se si është bërë mbrojtja lë për të dëshiruar ngase është bërë përmes një institucioni krejt fantom i cili i ka marrë Kosovës gati gjysëm million euro për kinse mbrotjejn e telekomit. Në rastin e AXOS-it, kur kishim një angazhim më serioz asokohe, e fituam rastin, kurse në këtë rast duket se qëllimi ka qenë që rasti të humbet, dhe 32 milionë euro të merren nga taksapaguesit”, vazhdon njoftimi.

Ata kanë thënë se e dinë që Telekomi nuk ka mundësi për këto para, dhe që kjo do të thotë bankrotim. 

“Kjo është bashkëpjesëmarrje në krim për bankrotimin e Kosovës. Kjo nënkupton që  punëtorëve të telekomit u rrezikohet puna”, vazhdon njoftimi.

Konjufca tutje tha se këta i kanë kapur edhe institucionet e drejtësisë, ngase në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka mundur të ndodhë një apelim ndaj masës së arbitrazhit që së paku kjo gjobë të mos shkonte drejtpërdrejt me përmbarim, por kjo nuk është bërë.

Konjufca tha se mbështesin peticionin e punëtorëve dhe kërkesën e tyre për ndërprerjen e kontratës me “Z-Mobile” dhe se do të angazhohen si Lëvizje përmes dy iniciativave në Kuvend, një seance të jashtëzakonshme dhe një ligji që ndalon operimin e operatorëve virtualë si “Z-mobile”.

“Ta ndalim këtë krim të organizuar mes qeverisë dhe kompanisë që është ulur këmbëkryq në të dhe po tenton zhvatjen e taksapaguesve”, ka thënë Konjufca. 

Kontesti në mes të kompanisë “Dardafon” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më datë 16 janar 2009. Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”. Mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim.

Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh. Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie.

Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it,si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G. E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligonte Telekomin që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit.

Borxhi tani sipas Telekomit sillet rreth 25 milionë euro.

 

Borxhi kushtëzon Telekomin për vazhdimin e kontratës me biznesin e Blerim Devollit

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se gjendja e Telekomit të Kosovës nuk ka qenë kurrë më e rëndë se tani.

Sipas Ymeri, kjo gjendje e ka një histori pasi qeverisjet e Kosovës kanë pasur të njëjtën qasje ndaj kësaj ndërmarrje publike.

https://kallxo.com/ymeri-telekomi-i-kosoves-kurre-nuk-ka-qene-ne-gjendje-me-te-rende/

.