Vetëvendosje Nis Procesin e Zgjedhjeve për Kryetar

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet e para për të zgjedhur kryetarin e saj.

Përmes një komunikate, VV ka njoftuar se ka nisur formimin e komisioneve zgjedhore brenda degëve të lëvizjes.

Anëtarët e kësaj partie janë njoftuar se mund ta paraqesin kandidaturën e tyre për kryetar deri më datën 10 janar.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të bëhen pjesë e këtij procesi të brendshëm zgjedhor, në mënyrë që së bashku ta konsolidojmë edhe më shumë demokracinë e brendshme të organizatës sonë”, thuhet në njoftim.

Për zgjedhjet në Lëvizjen Vetëvendosje u vendos në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të dielën e kaluar.

http://kallxo.com/hyseni-ne-vv-ka-mospajtime-por-jo-carje/

Ndërsa kjo mbledhje erdhi pas tensioneve të shpërfaqura brenda kësaj partie javë më parë.