Asambleja e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Vetëvendosje Merr Kontrollin e Ndërmarrjeve Publike në Prishtinë

Me 30 vota për janë votuar anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale të propozuara nga Vetëvendosje dhe koalicioni i saj.

Nga 8 ndërmarrje publike për të cilat u vendos sot, 10 anëtarë janë të Lëvizjes Vetëvendosje.

KALLXO.com ka siguruar listën e anëtarëve të komisioneve të aksionarëve të ndërmarrjeve publike në Komunën e Prishtinës.

Sipas listës së siguruar, nga Vetëvendosje Nol Nushi është zgjedhur anëtar në ndërmarrjen publike “Termokos”, Besnik Mujeci anëtar në ndërmarrjen publike “Sport Marketing”, Sokol Berisha e Vjosa Hamiti në “Pastrimi”, Valbona Vitia e Leonora Bajraktari në ndërmarrjen “Hortikultura”, Egzon Azemi dhe Qendrim Sahiti në Ndërmarrjen Publike Banesore, Mirsad Vitia në ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve dhe Adrian Berisha në ndërmarrjen e Trafikut Urban

Ndërsa partneri i koalicionit të Vetëvendosjes në Prishtinë, AKR-ja ka dy anëtarë të saj në ndërmarrjet publike, Adelina Fazliun në ndërmarrjen publike “Sport Marketing” dhe Arbenita Musliun në ndërmarrjen publike ‘Termokos’.

Partnerët tjerë të qeverisjes në Prishtinë- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Alternativa e kanë nga një anëtar në ndërmarrjet publike.

Nga AAK-ja është zgjedhur Bukurije Canolli në ndërmarrjen publike “Trafiku Urban” dhe nga Alterantiva, Rifat Deri në ndërmarrjen publike “Stacioni i Autobusëve”.

Në mandatin e kaluar kur Vetëvendosja nuk e kishte shumicën në qeverisjen e Prishtinës, ka pasur shumë përplasje me partitë tjera rreth bordeve të ndërmarrjeve publike.

Në këtë seancë u zgjodh edhe kryesuesi i kuvendit komunal, Agim Kuleta nga Lëvizja për Bashkim.

http://kallxo.com/agim-kuleta-kryesues-i-asamblese-komunale-te-prishtines/

Në vijim mund ta shihni listën e plotë të të zgjudhurve të sotëm në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.