Burimi i fotos - Yll Rugova - Facebook

Vetëvendosje i gëzohet rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së

Yll Rugova nga Lëvizja Vetëvendosje, ka uruar LDK-në për zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të partisë.

Rugova ka shkruar në Facebook se pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Rugovës:

Urime LDK-së për zgjedhjen e kryetarit!

Po mendoj që secili pajtohet që sot jemi shumë afër një ndryshimi të madh politik në Kosovë! Më të madhin në këto 20 vjetët e fundit ndoshta.

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta. Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat.

Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë.

Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë.

#qeveriakurti

Isa Mustafa kryetar i ri i LDK-së

.