Vetëhelmohet Pas Raportimit për Dhunë nga Burri

“Rreth mesditës policia në Suharekë ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes e që dyshohet se nga kjo viktima ka tentuar të vetë helmohet duke përdor detergjent të llojit ‘Domestos’,” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën me dije se “më pas viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë dhe pas tretmanit fillestar është përcjellë në Urgjencën e Spitalit Rajonal ku u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

I dyshuari për dhunë po mbahet në arrest.

“Hetues policorë në prani të avokatit e kanë marrë në pyetje të dyshuarin dhe pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i njëjti të dalët nën masën e arrestit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Në Suharekë rastet e dhunës në familje nuk janë të pakta.

Zejnepe Bytyqi nga Suhareka vdiq më 23 tetor pas dhunës që ndaj saj ushtroi bashkëshorti.

http://kallxo.com/nxenesit-e-suharekes-ne-marsh-paqesor-kunder-dhunes-ndaj-grave/