Foto: Ilustrim

Vetë-aksident në Graçanicë, një i vdekur një i lënduar

Një person ka vdekur një tjetër është lënduar në aksidentin i cili ka ndodhur sot pak pas mesnatës në Graçanicë.

Policia ka sqaruar se i dyshuari ngasës i automjetit ka shkaktuar vetë-aksident nga i cili lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një pasagjer.

Sipas policisë, dyshimet e aksidentit kanë qenë pakujdesia ndaj ngasjes së automjetit.

Njësitet policore sipas raportit janë duke u marrë dhe hetuar rastin.