Policia e Kosovës (Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Vet-plagoset në një Lokal

Një person është vet-plagosur dje në një lokal në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë rreth orës 01:03.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.