Plagosja në Mitrovicë FOTO: KALLXO.com

Versioni i Policisë për vrasjen në tentativë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm që ndodhi në Mitrovicë ku nga arma e zjarrit u plagos një person.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 21:10 është raportuar se në rrugën “Avni Shabani”, dy të dyshuar të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Viktima është qëlluar me armë në të dy këmbët për çka është dërguar në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Rastin Policia po e trajton si vrasje në tentativë.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për këtë rast.

https://kallxo.com/foto-plagosje-ne-mitrovice/

www.kallxo.com