Vdes shtetasi i Shqipërisë, i burgosur në Dubravë
Një i burgosur për shitje e blerje të narkotikëve ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot senë Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet I. A , i lindur më 1992.
“I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.
I.A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Sipas SHKK, lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.
KALLXO.com ka raportuar edhe për disa të burgosur të tjerë të cilët kanë vdekur muajt dhe javët e fundit.
https://kallxo.com/vdes-i-burgosuri-ne-shtepine-e-tij/