Ilustrim

Vdes rrugës për në Spitalin e Pejës një burrë nga Klina

Një burrë i fshatit Gremnik të Klinës, është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë, pasi që të njëjtit i ishte keqësuar gjendja shëndetësore gjersa ishte në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.