Ilustrim - Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Vdes Këmbësori Pasi Goditet Nga Vetura

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë.

Policia me anë të raportit të saj ditor ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:19 në fshatin Arllat, në magjistralen Prishtinë- Pejë, një veturë ka goditur një këmbësor.

Viktima sipas policisë ka mbetur i vdekur në vendngjarje.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar ndërsa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.