Ilustrim

Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti i së dielës në Podujevë

Policia e Kosovës sot ka marrë informacion se ka vdekur edhe një person tjetër, i cili ishte lënduar në aksidentin e së dielës afër Podujevës.

Në aksidentin që ka ndodhur më 28 prill në Bajqinë të Podujevës kishte vdekur në vend një person tjetër.

18-vjeçari Ç.G. është personi që ka vdekur sot në QKUK.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Sot rreth orës 16:30 jemi njoftuar nga QKUK, se ka vdekur personi i cili ishte lënduar në aksidentin që ka ndodhur më 28 prill 2019 në fshatin Bajqinë të Podujevës. Viktima është Ç.G. i gjinisë mashkullore”, tha zëdhënësja e Policisë për KALLXO.com.

KALLXO.com kishte raportuar për këtë aksident me fatalitet që ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30.

https://kallxo.com/nje-i-vdekur-ne-aksidentin-afer-podujeves/

www.kallxo.com