IPK për aksidentin në Novosellë: Dyshohet se policja nuk përshtati kushtet e rrugës dhe e goditi veturën

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është deklaruar lidhur me përfshirjen e një zyrtareje policore në një aksident trafiku nga i cili një person ka vdekur.

Sipas IPK-së, aksidenti ku kanë qenë të përfshira dy veturave civile – njërën ishte duke drejtuar një zyrtare policore kurse në tjetrën veturë ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë.

Sipas tyre, bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), hetuesit nga departamenti i hetimeve të IPK-së menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar edhe me  prokurorin kujdestar.

Bazuar në hetimet e deritashme, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs.

“Pasi që ka përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim edhe me Prokurorin përgjegjës kanë ndërmarrë edhe një sërë masash me qëllim të vërtetimit sa më të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike lidhur me këtë aksident” – ka deklaruar IPK.

Hetuesit e Departamentit të hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), me autorizim të Prokurorit Publik kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin e bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Aksidenti me fatalitet në Novoselë, ndalohet për 48 orë një zyrtare policore