Foto: Ilustrim
Vdes 9 Vjeçarja e Aksidentuar në Vrellë të Istogut
Ka humbur jetën 9 vjeçarja E.V. nga Vrella, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e automjetit, në këtë fshat të komunës së Istogut katër ditë më parë.
Aksidenti kishte ndodhur më 19 shkurt të këtij viti, ndërsa Policia e Kosovës raportoi sot se vogëlushja nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra nga ky aksident.
Siç thuhet në njoftimin për media, deri te aksidenti kishte ardhur kur vetura e tipit “VW Caddy” e drejtuar nga i dyshuari D.S (1988) në momentin kritik nuk iu kishte përshtatur kushteve të komunikacionit dhe kishte goditur viktimën duke e hedhur 21 metra larg.
“Drejtuesi i veturës është ndalur në vendin e ngjarjes, ka marrë viktimën me veturën e aksidentuar, së bashku me një qytetar të rastit e kanë dërguar në Emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Meqenëse gjendja e fëmijës ishte e rëndë, ajo është transferuar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor” thuhet komunikatën për media të policisë rajonale në Pejë.
Për rastin në fjalë Policia thotë së është njoftuar edhe prokurori i shtetit për krime të përgjithshme i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës t’i lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.