Foto-ilustrim

Vdes 21 Vjeçari, 11 të Tjerë të Lënduar në Aksidentin e Sotëm

Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Pejë ku janë përfshirë katër vetura dhe një kamion.

Policia ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në këtë magjistrale, në fshatin Rixhevë të Klinës, ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira katër vetura familjare dhe një kamion.

Me të marrë informacionin policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe nga të dhënat e para kanë konstatuar se një 21 vjeçari me inicialet F.SH. është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës pa shenja jete.

Njëmbëdhjetë personat e lënduar me inicialet I.R., F.R., S.R, B.R., H.K. S.R, B.R, M.R, T.R, Xh.R, S.SH janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, përveç të lënduarit S.R  i cili për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë.

Trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi

Me vendim të prokurorit shtetit, rasti hetohet dhe kompletohet nga njësia e hetimeve te aksidenteve në Pejë.

http://kallxo.com/kater-te-lenduar-ne-aksident-afer-klines/