Vdekje në Entin Special

Në Entin Special në Shtime, sipas policisë, ka vdekur mbrëmë një person.

Policia është duke e hetuar vdekjen e tij, ndërsa konstaton se kjo vdekje ka ndodhur në rrethana të panjohura.

Prokurori ka urdhëruar autopsinë e trupit të të vdekurit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.