Ceremonia e varrimit të policit Armend Trena - Foto: KALLXO.com

Vdekja e dy policëve, sot ditë zie në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi e ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në shenjë nderimi dhe respekti për dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, që kanë humbur jetën në krye të detyrës pas rënies me veturën zyrtare në lumin Lepenc.

“Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Ilazi.

Në nderim të dy policëve, Komuna e Kaçanikut po ashtu do të vendosë flamujt në gjysmë-shtizë.

Armend Trena së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi ishin aksidentuar në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit me datën 28 prill me ç’rast vetura e tyre kishte rënë në lumin Lepenc, duke shkaktuar kështu vdekjen e dy policëve./21Media