Shkëputur nga Filmi 'Martesa'

Vazhdon shfaqja e filmave në kuadër të Festivalit të Filmit të Frankofonisë

Filmi belg i metrazhit të shkurt “Gushti 1914”, do të shfaqet sot, duke filluar nga ora 19:00 në Aleancën Franceze në Prishtinës, në ditën e katërt të Edicionit të 18-të të festivalit të Filmit të Fankofonisë në Kosovës.

Shfaqja e këtij filmi është mundësuar nga Zyra belge e Prishtinës dhe sikurse edhe filmat tjerë që do të shfaqen në kuadër të edicionit të sivjetmë të këtij festivali, edhe “Gushti 1914” prek tematikën e luftës së Parë Botërore, kjo me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Përveç filmave frankofon gjatë ditëve të festivalit, me rastin e avancimit të statusit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, risi për këtë edicion do të jenë katër filmat kosovarë, të cilët po korrin suksese të mëdha gjithandej në Festivale ndërkombëtare.

Filmi “Martesa” i Blerta Zeqiri, “Home sweet home” i Faton Bajraktarit, do të shfaqen në Kino ABC në Prishtinë më 10 nëntor 2018, ndërsa po në Kino ABC më 11 nëntor 2018, në kuadër të festivalit frankofon do të shfaqen edhe filmat ‘Gardhi”, si dhe “Unwanted” i Edon Rizvanollit.

Filmat e këtij edicioni po shfaqen në disa qytete të Kosovës dhe hyrja për t’i parë filmat është falas.