Skenë nga filmi ‘Luaneshat e Kodrës’. Foto: QKK

Filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ do të shfaqet në festivalin e Filmit Frankofon në Romë

Filmi “Luaneshat e Kodrës” i Luana Bajramit do të shfaqet më 13 mars 2022, në Romë në kuadër të Festivalit të Filmit Frankofon.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, ka njoftuar përmes për pjesëmarrjen e filmit kosovar në këtë festival.

“Këtë vit, Kosova do të përfaqësohet nga filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ i regjisores Luana Bajrami, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Filmi do të shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze, me 13 mars 2022, në ora 18:30 në Institutin Francez Centre Saint – Louis”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Italisë.

Sipas Ambasadës hyrja për ta parë filmi është pa pagesë, ndërsa kërkohet Super Green Pass dhe maskë FPP2.

Festivali i Filmit Frankofon në Romë të Italisë mbahet nga 10 deri më 18 mars.

Filmi “Luaneshat e kodrës”, vitin që shkoi u shfaq në kuadër të programit “Directors’ Fortnight” të Festivalit të Kanës në Francë.

Filmi është prezantuar edhe në shumë festivale tjera, duke u shpërblyer edhe me çmime.

Kosova do të jetë pjesë e festivalit të Kanës me filmin ‘Luaneshat e Kodrës’