Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Qytetarët e Kosovës edhe sot po përballen me pritje për të kaluar nëpër pikat kufitare të vendit.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare, ku deri në ora 09:02 në hyrje është dashur të pritet prej 5-10 minuta. Kurse në dalje, pritjet kanë qenë deri në 2 orë.

Kolona të tjera pritjeje kanë pasur në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku në dalje është dashur pritje deri në 40 minuta.

Gjendja në pikën kufitare në Vërmicë, është pak më e rënduar në dalje, ku ka pasur kolona deri në 100 metra, kurse në hyrje ka pasur pritje prej 3-5 minuta.

Të dhënat tjera për të gjitha pikat e tjera kufitare, mund t’i gjeni KËTU.