Uzurpatorët e Paprekshëm 2

Në pjesën e dytë të emisionit për uzurpimet e pronave shoqërore “Drejtësia në Kosovë”  këtë të premte sjell detaje për uzurpatorët e fuqishëm të cilët që nga paslufta mbajnë të uzurpuar prona shoqërore.

Detajet për fotografitë e uzurpatorëve me figura politike dhe lidhjet e bizneseve uzurpuese me politikën mund t’i ndiqni të premten nga ora 21 e 20.

Hulumtimi ju sjell edhe fakte të reja për mënyrën se si komunat e Kosovës kanë tjetërsuar pronat shoqërore me disa vendime të dyshimta.

Detajet se si Komuna e  Skenderajt, Mitrovica dhe Gjilani kanë tjetërsuar pasurinë shoqërore sipas listës së publikuar nga AKP-ja.

Hulumtimi sjell detaje të reja për dosjet e uzurpimeve të cilat janë duke fjetur në Prokurorinë e Shtetit. Denoncues të uzurpimeve dhe të apostrofuar si uzurpatorë flasin në intervistat ekskluzive për “Drejtësia në Kosovë”.

Në fund të emisionit, transmetohet rubrika “Policia”, ku do të shfaqen pamjet ekskluzive të aksioneve të policisë në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në orën 21:20 në RTK, ndërsa repriza transmetohet të hënën në mesditë.