Foto: World Bulletin

U caktua data e seancës për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve kanë vendosur në takim koordinues që seanca për ligjin e ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë do të mbahet më 5 Korrik.

Javën e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë u dorëzua vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, ku ai informoi se nuk do ta nënshkruaj dekretin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

Nëse edhe për herë të dytë marrëveshja me Greqinë votohet me shumicë absolute nga deputetët, atëherë presidenti Ivanov sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruaj dekretin, raporton TV21.