Nga një aksident i trenit me veturë

Treni Godet Veturën në Fushë-Kosovë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:35 në Fushë-Kosovë, ku treni ka goditur një veturë.

Një qytetar ka dërguar në adresën e KALLXO.com fotografitë nga ky aksident, në të cilat shihet një veturë e dëmtuar dhe policia e pranishme në vendin e ngjarjes.

Sipas qytetarit që ka raportuar, aksidenti ka ndodhur në vendin ku kalohet hekurudha për të shkuar në fshatin Nakaradë. Ai ka thënë se ka të lënduar në këtë aksident.

Fajin për këtë aksident qytetari ia ka lënë mungesës së laurave afër vendit ku kalohet hekurudha.

KALLXO.com ka marrë përgjigje nga Policia e Kosovës rreth këtij aksidenti, i cili, sipas zëdhënësit Daut Hoxha, ka ndodhur rreth orës 18:35 në rrugën “Pajazit Islami”.

Sipas tij, në këtë aksident lëndime të lehta ka marrë vozitësi i automjetit, i cili është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Fushë-Kosovë për trajtim mjekësor.

“Njësitet relevante policore janë marrë me rastin dhe pas konsultimeve me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë për KALLXO.com Daut Hoxha.

Aksidenti i trenit me veture 1 Aksidenti i trenit me veture 2 Aksidenti i trenit me veture 3 Aksidenti i trenit me veture 4 Aksidenti i trenit me veture 5