Treni godet veturën në Fushë Kosovë (FOTO)

Tre persona kanë mbetur të  lënduar në një aksident mes trenit dhe një veture ka ndodhur në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Në fotografitë e dërguara nga lexuesit e KALLXO.com shihet se vetura e tipit Golf 2 ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme material.

Aksidentin për KALLXO.com e konfirmoi Major Milaim Fejzullahu.

“Në aksident janë të përfshirë në aksident treni dhe një veturë, 3 persona janë  të lënduar”, tha ai.