Qentë endacakë (Ilustrim)

Trefishohet Buxheti për Trajtimin e Qenve Endacakë

Qentë endacakë po konsiderohen si një nga problemet më të cilat po përballen qytetarët e Kosovës.

Edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj muaj më parë ka thënë se çështja e qenve endacakë është bërë temë alarmante, përcjell rtv21.tv.

Lidhur me këtë kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se është trefishuar buxheti për trajtimin e qenve endacakë.

“Si përgjigje ndaj kërkesave e brengave të shumë qytetarëve tanë, sot në Komisionin për Buxhet dhe Fiananca, të cilin e udhëheq, trefishuam buxhetin për trajtimin e qenve endacakë në vend. Ky problem nacional duhet të zgjidhet shpejt”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai po ashtu ka treguar se mjetet në dispozicion do të jenë nga 1 janari i vitit të ardhshëm./21Media