Foto-ilustrim

Tre Sulme ndaj Policëve në një Ditë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë shënuar tre raste të pengimit në kryerjen e detyrës zyrtare- sulmeve fizike ndaj zyrtarëve policorë.

Në fshatin Doganaj të Ferizajt mbrëmë është arrestuar një person pasi që i njëjti pengoi zyrtarët policorë në kryerje të detyrës së tyre.

Rasti i dytë i pengimit dhe sulmit ndaj policëve në Prizren ishte me lëndime.

“I dyshuari ka rezistuar gjatë arrestimit të tij, ku nga kjo lëndime pësoi një zyrtar policor dhe i njëjti  më pas u dërgua për tretman mjekësor,” thuhet në raportin 24 orësh.

Edhe dje në Gjakovë një person është arrestuar pasi që ka kanosur dhe sulmuar policin në krye të detyrës.

Me urdhër të prokurorëve kompetentë, në të tre rastet të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Para gjashtë ditësh KALLXO.com shkroi për arrestimin e katër personave që sulmuan zyrtarët policorë pas shqiptimit të një gjobe në trafik.

http://kallxo.com/arrestime-per-sulm-ndaj-policeve/