Presidenti Hashim Thaçi | Foto: Atdhe Mulla
Thaçi u Jep Kuksianëve ‘Urdhrin e Lirisë’
09.11.2017 - 12:02
Qytetarët e Kukësit do të nderohen sot me “Urdhrin e Lirisë” nga Presidenti Hashim Thaçi.
Lajmin për këtë nderim e bëri të ditur Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Për qytetarët e Kukësit sot do të ndaj Medaljen ‘Urdhri i Lirisë”, shkroi Thaçi, teksa tregoi se ndodhet rrugës për në këtë qytet të veriut të Shqipërisë.
Qytetarët e Kukësit kishin strehuar shumë kosovarë të ikur nga lufta në vitet 1998- 1999.
“Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare”, shkroi Thaçi në postimin e tij.
Thaçi u ka dhënë dekorata të ndryshme edhe personaliteteve tjera të Shqipërisë.