Takimi Thaçi-Fungo | Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi: KFOR-i i Pazëvendësueshëm

Thaçi gjatë takimit me komandantin e KFOR-it Fungo, këtë forcë e konsideroi të pazëvendësueshme.

Presidenti, sipas komunikatës së Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencë, vlerësoi lart punën e KFOR-it.

“Puna e KFOR-it është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, por edhe në rajon,” tha Thaçi.

Komandanti Fungo i tregoi Thaçit moton me të cilën do të veprojë në krye të forcave të NATO-s në Kosovë.

“Moto e imja do të jetë ‘besim dhe përkushtim’ që përshkruan misionin e KFOR-it,” tha Fungo.

Ndërsa Thaçi gjatë takimit u zotua për vazhdim “të bashkëpunimit të shkëlqyer me KFOR-in”, duke shtuar se nga puna e përbashkët është “ndërtuar një shoqëri mbi themelet e multi-etnicitetit, të bashkëjetesës, të tolerancës etnike dhe fetare”.

Gjeneral-majori Fungo mori detyrën më 1 shtator, ndërsa është komandanti i 21-të i KFOR-it.

http://kallxo.com/komanda-e-kfor-nga-miglietta-tek-fungo/