Thaçi kërkon mbështetjen për anëtarësim në Interpol

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Konferencën Rajonale Kundër Korrupsionit ka thënë se Kosova është shteti i vetëm në rajon që ende nuk është anëtar i Interpolit.

“Prandaj në konferencën e radhës së Interpolit, ku në rend të ditës është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës, kërkojmë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare që të votojnë pro anëtarësimit tonë”, ka thënë Thaçi.

Më tej ai ka shtuar se bashkëpunimi ndërshtetëror rajonal, sikurse përmes Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit, është i domosdoshëm për arritjen e rezultateve më të mëdha në luftimin e kësaj dukurie negative.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit asnjëherë nuk është e lehtë, por ne jemi të vendosur që të ecim përpara. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë shtuar kapacitetet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.