Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi/rel

Thaçi e Vuçiq takohen më 11 nëntor në Paris

Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emannuel Macron.

Në Paris, sipas burimeve, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidentëve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Kosovës nga Serbia.

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiqit i paraparë te mbahet ne Bruksel pati dështuar, të dy ishin takuan vetëm me palën ndërmjetësuese në dialog, Bashkimi Europian.

Nga atje Vuçiq kishte ardhur në Kosovë pastaj, ku ngjalli shumë reagime dhe mbajti fjalime nxitëse./21Media