Presidentët Aleksandar Vuçiq e Hashim Thaçi - Foto: REL
Thaçi dhe Vuçiq më 11 nëntor do të takohen në Paris
14.10.2018 - 17:25
Më 11 nëntor në Paris mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Mediumi serb, Danas, raporton se, Vuçiq ka pranuar ftesën e Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore, shkruan Kontaktplus.
Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi.
Kështu Thaçi dhe Vuçiq mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris./RTK