Nga takimi i korrikut 2017 Thaçi- Vuçiq. Foto: BE

Më 26 Shkurt Vazhdon Dialogu Kosovë-Serbi

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka njoftuar sot se takimi i ardhshëm në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel.

“Dëshiroj t’iu informoj se të dy palët janë pajtuar që rundi i ri i bisedimeve në nivel teknik, të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”.

Bisedimet e parapara për datën 16 janar ishin shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi në po atë ditë ishte njoftuar për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviq.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011. (REL)