Tërnava: Ramazani synon klimën e dashurisë dhe mëshirës (VIDEO)

Dashuri, paqe dhe mëshirë ishte mesazhi kryesor në prag të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Para fillimit të muajit të agjërimit për besimtarët myslimanë, Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërnava uroi lehtësi në këtë muaj.

Tërnava tha se Ramazani thërret për dashuri dhe mëshirë ndaj njëri tjetrit.

Në ramazan lidhja e njeriut me Zotin bëhet edhe më e fuqishme. Ramazani thënë në mnëyrë fiuguratvie është rrezatim i mëshirës së Zotit ndaj njeriut. Edhe ne duam ta duajmë njëri tjetrein fhe të jemi të mëshirshëm ndaj njëri tjetrit” tha Tërnava.

Sipas Tërnavës ky muaj mundëson bashkimin e shtresave sociale shoqërore nëpërmjet agjërimit dhe përjetimit të urisë.

“Manifestimi i agjërimit sipas dijetarëve është bërë për të i’a kujtuar të pasurit shijen e urisë që të varfërit e kanë në përditshmëri, Agjërimi synon krijimin e një klime dashurie, respektimi gëzimi, kur i pasuri dhe i varfëri kujtojnë njëri tjetërin. Më lejoni që në emër të BIK të ju uroj për ardhjen e këtij muaji të bekuar duke e lutur Zotin të na lehtësojë agjërimin”, përfundoi Tërnava.

Në orët e mëngjesit të së mërkurës do të fillojë obligimi i agjërimit për myslimanët me vaktin e parë të quajtur ‘syfyri’, ndërsa muaji i Ramazanit zgjat 30 ditë.