Foto: RTV 21

Tërmet në Veri të Shqipërisë

Një dridhje toke është ndjerë sot pasdite në qytetet veriore të Shqipërisë: Lezhë, Shkodër si dhe në Durrës.

Sipas televizionit “Top-Channel”, tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë.

“Top-Channel” citon Qendrën Sizmologjike Europiane, sipas të cilës tërmeti është regjistruar në orën 16:04, me magnitudë 4 ballë dhe me epiqendër 4 kilometra në lindje të Lezhës.

Nuk ka raportime për dëme materiale.