Tensionohet Situata në Veri, Arrestohet Marko Gjuriq

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë intervenuar për ta penguar një tubim në Mitrovicën e Veriut në të cilin po merr pjesë edhe një delegacion nga qeveria e Serbisë.

Pavarësisht ndalesës për të hyrë në Kosovë, pjesë e këtij takimi është edhe shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Portali i lajmeve nga Mitrovica e veriut Kossev raporton se Gjuriq është arrestuar nga Policia.

KALLXO.com e ka xhiruar tërë situatën nga vendi i ngjarjes.