Tenori Ramë Lahaj mban koncert në Shkup të Maqedonisë së Veriut

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj do të mbajë një koncert në fillim të prillit 2019 në Operën e Shkupit.

Koncertit “Ramë Lahaj & friends”, organizohet nga Festivali “Skena e Muzikës serioze shqiptare” dhe do të mbahet më 4 në ora 19:30 në Operën e Shkupit në Maqedoni.

Ndërsa një ditë më vonë, më 5 prill 2019, Lahaj do të mbajë edhe një master class me artistë të rinj.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social ‘Facebook’, tenori Lahaj ka bërë të ditur se për herë të parë do të jetë në Shkup, Maqedoni, me miqtë e tij më të mirë të skenës ndërkombëtare në kuadër të festivalit ‘Skena e Muzikës serioze shqiptare’.

“Koncerti do të mbahet në Operën e Shkupit me 4 prill në orën 19.30. Ndërkaq Master class për artistët e rinj do të mbahet po ashtu në Operën e Shkupit me 5 prill në orën 14.30”, ka shkruar Lahaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.