Telegrami ngushëllues i Apostolovës për vdekjen e Adem Demaçit

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi.

Ajo ka deklaruar se largimi i Demaçit nga kjo botë është humbje e madhe për Kosovën.

“Ngushëllimet e mia për familjen e Adem Demaçit, aktivistit të drejtave të njeriut, fituesit të çmimit Sakharov, vdekja e të cilit është humbje e madhe për Kosovën”, ka shkruar Apostolova.

Adem Demaçi ka vdekur dje në moshën 82 vjeçare. I ashtuquajturi Mandela i Evropës njihet për veprimtarinë e tij për çështjën kombëtatre. Për vdekjen e tij Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur tri ditë zie. Demaçi do të varroset nesër.