Ligji për vazhdimin e mandatit të EULEX-it - Foto: KALLXO.com

Të Paqarta Orët e Fundit të Mandatit të EULEX-it

Misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare të tij, do të përfundojë sonte në mesnatë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në kushte anonimiteti pretendojnë se mandati i EULEX-it përfundon të mërkurën ashtu siç e parasheh Ligji për vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së.

Në nenin 2.1 të këtij Ligji thuhet qartë se mandati i misionit evropian për sundimin e ligjit përfundon më 15 qershor 2016. KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e EULEX-it dhe nga ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi për të saktësuar datën të cilën EULEX dhe Qeveria e Kosovës e vlerësojnë si datën e fundit të mandatit të EULEX-it, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

EULEX1

Të premten Qeveria e Kosovës i dërgoi Kuvendit projektligjet të cilat siguronin vazhdimin dyvjeçar të mandatit të misionit të BE-së.

Pasi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini nuk ishte përgjigjur në letërkëmbimin e presidentit Hashim Thaçi,  Qeveria të hënën në një mbledhje urgjente mori vendim që t’i dërgojë Kuvendit një projektligj tjetër për mandatin e EULEX-it. Ky projektligj nuk u trajtua gjatë ditës së sotme në Kuvend, ndërsa siç u paralajmërua nga Brukseli Mogherini ka paraparë që në ditët në vijim t’i përgjigjet letrës së presidentit Thaçi.

EULEX2