Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Të Hënën Vazhdimi i Seancës Konstituive

Në rend të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas caktimit të seancës së radhës për të hënën, pa përcaktuar paraprakisht një takim konsultativ mes subjekteve politike ashtu siç ka kërkuar koalicioni PAN, të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet nga përfaqësues të këtij koalicioni, shkruan rtv21.tv

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se seanca e radhës e thirrur nga kryesuesi nuk do të jetë funksionale për shkak të moskonsultimit me PAN-in.

Ai më tej shtoi se thirrjet e kryesuesit po i duken komike.

“Seanca e radhës do të jetë një seancë komike ashtu siç kanë qenë edhe këto dy të tjerat të cilat janë mbajtur pa konsultim me PAN-in”, ka thënë Berisha. /21Media