Opsionet për Qeverinë e re sipas Gjyljeta Mushkolajt

Ish-gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj, në emisionin “Kallxo Pernime” ka thënë se kryetari i ri i Kuvendit mund të caktojë mandatarin për kryeministër.

Sipas Mushkolajt së pari duhet të konstituohet Kuvendi, pastaj  kryetari i ri i Kuvendit automatikisht bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit të vendit.

“Së pari duhet të organizohet seanca e Kuvendit, seanca konstituive, aty duhet të zgjidhen organet e Kuvendit, kryetari, kryesia dhe në mënyrë automatike, pasi që të zgjidhet kryetari i Kuvendit, bëhet ushtrues detyre kështu që nuk ka nevojë të kalohet nëpër procesin e gjatë të zgjedhjes së presidentit”, tha ajo

Sipas saj kryeparlamentari i ri mund të jetë ushtrues detyre i presidentit deri më 5 maj.

Në emisionin “Kallxo Pernime” po debatohet për manipulimet me votat e minoriteteve.