Takohet për të dytën herë Ekipi Punues për Hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit

Sot Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka mbajtur takimin e dytë të Ekipit Punues për Hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë ( PKVEE).

Gjatë këtij takimi u prezantuan rezultatet e mbledhura deri më tani rreth kursimeve të arritura në periudhën 2016-2018. Gjithashtu u prezantua një pasqyrë e masave të efiçiencës së energjisë të identifikuara për PKVEE-në e katërt, si dhe një pasqyrë e statusit të zbatimit të Direktivës për Efiçiencë të Energjisë. Hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë 2019-2021 mbështetet nga projekti “Mbështetje për Zbatimin e Pakos së 3-të të Energjisë me fokus në Efiçiencën e Energjisë dhe Burime të Ripërtëritshme”, i financuar nga BE. PKVEE 2019- 2021 parashihet të dorëzohet në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në qershor të këtij viti.

Ky takim është udhëhequr nga kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Arsim Kuliqi. Po ashtu në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga: Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Shëndetësisë, QKUK, Ministria e Financave, KEK, KOSTT, GFA dhe GIZ KEEP.